Cate Blanchett ka treguar së fundmi se pse humbi besimin në fe, pas vdekjes së babait të saj Robertit. Aktorja australiane e cila ishte vetëm 10 vjeçe kur babai i saj vdiq nga një atak në zemër, iu drejtua fesë me shpresën se do ta afronte me të.
Por kur e kuptoi shpejt se kjo nuk do të ndodhte, Cate u largua nga Kisha dhe e kaloi fëmijërinë e saj brenda natyrës. Duke folur për “The Sunday Times”, Cate tha:
Si fëmijë kam dashur një fe. Doja që dora e fortë e Zotit të vinte një dorë mbi supet e mia fëmijërore për të thënë “Babai yt është me mua, ai po argëtohet, do ta shihni pas 60 vjetësh”. Por kjo nuk ndodhi. Dhe kështu si një 10-vjeçare, unë ika nga Kisha dhe u zhvendosa poshtë në lumë dhe e kalova fëmijërinë time në natyrë. Nëse do të kisha qëndruar brenda Kishës Metodiste, do të kisha luajtur shumë keq në kitarë, por në vend të kësaj i hipa biçikletës, duke menduar se isha Nancy Drew, poshtë lumit Yarra.
Dy herë fituesja e çmimit Oscar u solidarizua së fundmi me gratë e Iranit duke u paraqitur zbathur. Në Festivalin e Filmit në Kanë, gratë janë të detyruara të veshin taka në tapetin e kuq dhe në çdo dalje publike, gjë që shkon kundër këndvështrimeve të aktores. Në një festë të organizuar nga Variety dhe Golden Globes, Blanchett doli në skenë pa këpucë.