Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Anna Kendrick dhuron të ardhurat e filmit “Woman of the Hour” për bamirësi!

Aktorja Anna Kendrick dhuroi të ardhurat nga filmi i saj “Woman of the Hour” për bamirësi. Si e ftuar në podcastin Crime Junkie AF, Anna Kendrick tha për filmin: “Nuk ka qenë kurrë një sipërmarrje për të fituar para. Përfundimisht, Netflix e bleu filmin. Por një javë përpara Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto mendova “Oh, ky film do të bëjë para. Epo, nuk po fitoj para nga filmi. Paratë mbështesin organizatën jofitimprurëse që ndihmon të mbijetuarit e dhunës seksuale, RAINN dhe Qendrën Kombëtare për Viktimat e Krimit të Dhunshëm”-shpjegoi Anna Kendrick. Anna Kendrick bëri debutimin e saj regjisorial me filmin e ri të Netflix, i cili sillet rreth një serie vrasjesh të kryera nga Rodney Alcala, i cili u dënua për vrasjen e tetë vajzave të reja në vitet 1970.

Kendrick ishte gati të krijonte një familje me një ish të dashurin “toksik” përpara se të mësonte se ai kishte ndjenja për një grua tjetër. Aktorja 38-vjeçare zbuloi në episodin e podcast-it “Armchair Expert” se ajo dhe ish-i i saj i paidentifikuar po planifikonin të bënin një fëmijë në mënyrë laboratorike përpara ndarjes së tyre. Ajo tha:

Unë isha me dikë, ky ishte dikush me të cilin jetoja, për të gjitha qëllimet dhe ishte burri im. Ne kishim embrione bashkë, ky ishte personi im. Dhe më pas, rreth gjashtë vjet më vonë, diku aty përreth asaj kohe, më kujtohet që i thashë vëllait tim, kur gjërat po vështirësoheshin. Unë po jetoj me një të huaj. Nuk e di se çfarë po ndodh.

Aktorja e filmit “Pitch Perfect” tregoi me detaje kohën kur ishi i saj e vizitoi atë në xhirime dhe po sillej super “çuditshëm”, kështu që mori guximin për ta pyetur atë se çfarë nuk shkonte. 37-vjeçarja tregon:

Gjëja më e keqe e mundshme ishte të më thoshtë një emër tjetër dhe unë i thashë, të lutem mos thuaj emrin e një vajze dhe ai filloi të fliste për këtë vajzë.