Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ceremonia e shumëpritur e çmimeve “BAFTA”. Filmi i zhanrit dramë “The Power Of The Dog” dhe aktorët Will Smith, Troy Kotsur dhe Ariana DeBose fituan të gjithë çmimet ekuivalente në ceremonitë në Londër dhe Los Angeles, të zhvilluar dje, dy javë pas çmimeve Oscar. “The Power Of The Dog”, filmi i regjisores Jane Campion, fitoi çmimin kryesor për filmin më të mirë të “Critics Choice Awards”, pasi kishte fituar edhe çmimin ”Bafta” për filmin më të mirë. Zbuloni në këtë link listën e plotë të fituesve të plotë në “BAFTA Awards 2022”.
Ndërkaq, yjet më të mëdhenj të Hollywood-it shkëlqyen mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq të edicionit të 27-të të ndarjes së çmimeve, “Critics Choice Awards 2022”. Aktorja amerikane Angelica Ross kishte përzgjedhur një fustan të punuar me kujdes nga stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti dhe dukej padyshim magjike, sepse Valdrini asnjëherë nuk zhgënjen.
Në hap me trendet botërore, fustani kishte një prerje në formën e trekëndëshit në mes të gjoksit, duke i shtuar më tej elegancën me një të çarë të madhe në këmbën e majtë. Fustani me nuancën rozë në të artë, dukej edhe më madhështor me gurët e vegjël që e mbulonin tërë copën. Flokët e aktores ishin kapur në një topuz gjigant dhe gjithashtu bukuroshja e kombinoi mjaft mirë fustanin me një palë taka të thjeshta ngjyrë ari.
Ndërkaq, nga aktoret e “House of Gucci”, Lady Gaga dhe Salma Hayek me fustane luksoze prej kadifeje, deri te yjet e “West Side Story”, Rachel Zegler dhe Ariana Debose në këtë artikull do të njiheni me pamjet më mahnitëse të ‘BAFTA Awards 2022’.