Së fundmi aktorja e njohur Andie MacDowell është shprehur se nuk ka ngurruar aspak të punonte me vajzën e saj Margaret Qualley pë një nga serialiet, i cili po kthehet në një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo ka dhënë më shunë detaje rreth serialit dhe gjithçka tjetër pasi ishte e ftuar në emisionin “The Late Late Show” me James Corden.
Aktorja 63-vjeçare dhe Margaret luajnë së bashku në serialin e gjigandit ‘Netflix’ me titull “Maid ” i cili shfaqi premierën e tij në fillim të këtij muaji. Në lidhje me aktrimin e vajzës së saj është shprehur se:
Më duhet të them që ka qenë magjike dhe e pabesueshme. Unë jam shumë e lumtur dhe jam vërtet krenare për të. Puna e saj është vërtet e butë, e vërtetë dhe reale. Dhe nuk mund të jem më krenare, sepse është vajza ime, që e ka fituar këtë përvojë. Duke qenë se funksionoi kështu thjesht ka qenë e pabesueshme.
Andie më herët shpjegoi se seriali ‘Maid’ ka të bëjë me një vajzë të re Alex, një rol i luajtur nga Margaret, e cila planifikon të shkojë në kolegj, por mbetet shtatzënë dhe përfundon me dikë që e dhunon. Ajo largohet dhe pse ka një vajzë, më pas përpiqet që të gjejë një punë që të mund edhe të kujdeset për veten. Ka të bëjë me atë se sa i vështirë është i gjithë sistemi për të marrë ndihmë për shkak të dhunës në familje. Ajo bëhet punëtore shtëpiake dhe nëna e saj nuk e ndihmonte.
Vetë Andie luan roline nënës së Alex Paula në këtë serial. Ajo vijoi duke thënë se:
Pra, janë të gjitha këto dinamika familjare që po punojnë kundër saj, por ia vlen që të shikohet.
Maid u bazua në librin e kujtimeve të vitit 2019 ‘Maid: Hard Work, Low Pay And A Mother’s Will To Survive’ nga Stephanie Land. Aktorja gjithashtu theksoi se ky është një serial i cili do t’i lërë shikuesit të ndjejnë dhembshuri dhe ndjeshmëri.