Një muaj pas përvjetorit të parë të lidhjes së tyre Vincent Cassel dhe e dashura e tij kanë njoftuar se së shpejti do të bëhen prindër. Aktori i njohur do të bëhet kështu baba për herë të katërt ndërsa partnerja e tij Nara Baptiste po përjeton shtatzëninë e parë. 27-vjeçarja Nara u ka treguar fansave disa foto në Instagram teksa pozon me një fustan elegant të zi, me detaje saten, që i nxjerr në pah barkun e saj të rrumbullakosur.
View this post on Instagram
Në postimin e saj në mbishkrim, modelja shkroi: “Mami po të pret”. Aktori 57-vjeçar prej rreth një viti është në një lidhje me modelen. 27-vjeçarja punon me agjencinë “Elite Models LA” në SHBA. Origjina e saj është nga Brazili dhe Australia dhe madje ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Universe Australia” në vitin 2020. Ajo është gjithashtu anëtare e lëvizjes “Black Lives Matter”.
Rikujtojmë se aktori i dha fund lidhjes rreth një viti më parë me modelen Tina Kunakey. Çifti, i cili u martua në vitin 2018 dhe kanë një vajzë, nuk i kanë komentuar spekulimet rreth lidhjes së tyre. Ylli 57-vjeçar dhe Kunakei filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2016, vetëm për t’u martuar dy vjet më vonë.
Tina Kunakei, nga ana tjetër, është një yll në rritje në industrinë e modës. Modelja 27-vjeçare ka lindur në Toulouse të Francës, me prejardhje togoeze dhe italiane. Ajo është shfaqur në fushata për shtëpitë kryesore të modës si Ralph Lauren, Jean Paul Gaultier dhe Armani. Ata u martuan më 24 gusht 2018, në një ceremoni intime në ishullin Bidart, Francë. Çifti ishin në lidhje që nga viti 2016 dhe dasma e tyre u zhvillua në një kishë të vogël.