Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktori Tom Holland tregon gjithçka në lidhje me sfidat e tij gjatë xhirimit të “Spider-Man: No Way Home”!

Aktori i njohur Tom Holland ka zbuluar se i është dashur që të shtiret sikur krahët e tij nuk i kontrollonte dot kur xhironte “Spider-Man: No Way Home”. Aktori 25-vjeçar, i cili ka luajtur si superheroi i ‘Marvel’-it në filma të ndryshëm që nga viti 2016  zbuloi se lejimi i vetes për të humbur kontrollin e krahëve të tij ishte një armë sekrete në xhirime.

Arma ime sekrete është se unë gjithmonë do të shtirem sikur duart e mia kanë vdekur, kështu që kur lëviz, krahët e mi të lëkunden. Dhe kështu duart e Peter Parker janë duke bërë gjithmonë gjërat më të çmendura. Dhe për mua, kjo ka qenë një mënyrë shumë e mirë për t’u pëlqyer, duke e bërë atë të ndihet i ri, ndërsa gjithashtu në momente rreziku dhe gjëra të tilla.

Tom shpjegoi se të luash rolin e Spider-Man fillimisht mund të ndihet mjaft kufizuese, për shkak të natyrës së kostumit që mbulon të gjithë fytyrën. Duke folur në serialin në YouTube, “First We Feast”, ai tha:

Është padyshim e vështirë. Dua të them, si aktor, ju përdorni shprehjen me fytyrën tuaj për të transmetuar emocione, dhe kur ta hiqni atë, duhet të kuptoni se si ta bëni atë me fizikun tuaj. Pra, nëse do të hiqnit kostumin e Spider-Man dhe unë të sillesha ashtu siç isha në kostum, do të mendonit se isha një person i çmendur dhe do të sillesha shumë dhe shumë i madh. Por kur mbulon fytyrën papritmas, ato reagime më të mëdha duken normale.

Rikujtojmë gjithashtu se ylli 25-vjeçar së fundmi është shprehur për “The Hollywood Reporter” se ai dëshiron të kuptojë dhe të planikfikojë të ardhmen e jetës së tij në një plan më afatgjatë, në vend që të fokusohet vetëm në konceptin e tij të aktrimit.