Aktori i njohur Matt Damon ka qenë së fundmi i ftuar në programin e CNN-it ku ka folur për dokumentarin “Kiss the Future”, i cili bazohet në jetët e njerëzve që kanë jetuar në Sarajevë gjatë periudhës së rrethimit nga okupatori. “Është historia më emocionuese dhe në të vërtetë flet për atë se si drita fiton ndaj errësirës”,-tha aktori.
Dokumentari i ri rrëfen për skenën muzikore që ka mbijetuar dhe ka lulëzuar në Sarajevën e shkatërruar nga lufta, që kulmon me koncertin legjendar të grupit U2 në kryeqytetin boshnjak. “Kiss the Future” do të fillojë më 23 shkurt në kinematë në të gjithë SHBA-në. Në fillim të bisedës, Damon ka shpjeguar se si i erdhi ideja për të prodhuar filmin mbi Sarajevën.
Historia u rrëfye dhe e mendova që ishte e mahnitshme. Gjithçka erdhi së bashku me njohjen e regjisorit të filmit Nenad, i cili ka folur për të me pasion. Ai është nga ajo zonë dhe kishte një lidhje personale me tërë historinë. Kuptuam që kemi narratorin e duhur dhe njerëzit e duhur rreth projektit, kështu që iu drejtuam grupit dhe ata na dhanë incizimet nga ajo kohë, të cilat na i dhanë. Ata ishin të shqetësuar sepse nuk donin që të bënim film për ta, por për njerëzit e Sarajevës. Kjo është historia më emocionuese dhe në të vërtetë flet për atë se si drita fiton ndaj errësirës.
If you’re in the U.S., you can catch Kiss the Future in theaters from next week. It’s a wonderful reminder of the power of music and art in even the darkest of circumstances. https://t.co/Ptqfe4WpUM
— Christiane Amanpour (@amanpour) February 13, 2024
Ndërkaq, Matt Damon dhe Ben Affleck kanë punuar në prodhime të shumta që kanë qenë një sukses dhe ata do të bëhen partnerë edhe një herë për Netflix me filmin e ri të quajtur, “Animals”. Për momentin nuk dihen shumë detaje rreth këtij produksioni të ri, por është zbuluar se Affleck do të jetë regjisori i filmit dhe Damon do të jetë personazhi kryesor, duke ndërthurur talentin e tyre për dramë dhe aksion. Një tjetër fakt i konfirmuar për filmin është se skenari do të shkruhet nga Connor McIntyre dhe se kompania që Damon dhe Affleck themeluan në vitin 2022 do të jetë përgjegjëse për prodhim.