Celebrities Gossip Showbiz

Aktori Leonardo DiCaprio pëson një incident të vogël!

Leonardo DiCaprio është pickuar së fundmi nga një kandil deti, teksa po shijonte një ditë në jaht në Sardenjë, me të dashurën Vittoria Ceretti. Dikush po kujdesej për këmbën e aktorit teksa ai bisedonte me partneren e tij. Aktori i “Revenant” është duke pushuar me mikun e tij, Tobey Maguire i cili është gjithashtu në një romancë me Babette Strijbos, 24 vjeçe.

Leo dhe Vittoria, të cilët kanë qenë në lidhje që nga vera 2023, ndezën për herë të parë spekulime për fejesë në fillim të këtij viti, kur Vittoria u pa duke mbajtur një unazë diamanti argjendi në Los Angeles. Ndërkaq, DiCaprio ka zbuluar se nuk ka në plan të largohet nga Hollywood së shpejti. Duke diskutuar karrierën e tij të gjatë të aktrimit në një intervistë për Good Morning America, Leo rrëfeu se kishte një qëllim për të arritur para se të mbushte 50 vjeç vitin e ardhshëm.

“E dini çfarë? Vetëm një film më shumë. Një film më shumë, “i tha ai prezantuesit Chris Connelly. Dyshja reflektuan në takimin e tyre të parë më herët në intervistë, me Chris duke bërë shaka se sa shpejt kishte kaluar koha. “Ju jeni 49 vjeç. Si dreqin ndodhi kjo?” ai qeshi. “Nuk e kam idenë,” u përgjigj Leonardo, duke shtuar: “Ne po flisnim për intervistën tonë të parë, që mund të ketë qenë 30 vjet më parë.”