Jamie Foxx më në fund ka thyer heshtjen për arsyen pse u shtrua në spital, në prill të vitit 2023. Aktori 56-vjeçar u shtrua për një urgjencë mjekësore të paspecifikuar gjatë xhirimeve të “Back in Action” me Cameron Diaz në Atlanta, me yllin e Hollivudit që më vonë zbuloi se nuk ishte në gjendje të ecte.
Foxx u filmua në Phoenix duke iu hapur fansave për situatën që kaloi, duke zbuluar se filloi me një dhimbje koke të fortë që e bëri të kërkonte Advil para se të zgjohej pothuajse tre javë më vonë pa kujtuar atë që kishte ndodhur.
Fituesi i çmimit Oscar dëgjohet t’i thotë fansave: “Isha i ikur për 20 ditë. Nuk mbaj mend asgjë”. Foxx tha se motra dhe vajza e tij e çuan te doktori dhe shtoi: “I pari nuk dha shpjegime, ndërsa doktori tjetër tha që kishte diçka në kokën time”.
Rikujtojmë se Foxx po përballet me akuza të rënda për një sulm seksual që dyshohet se ka ndodhur tetë vjet më parë në qytetin e Nju Jorkut. Akuzuesja, Jane Doe, ka ngritur një padi në bazë të Aktit të të Mbijetuarve të Rritur të Nju Jorkut, i cili ofron një afat 1-vjeçar për pretendimet që përndryshe do të ndaloheshin nga statuti i kufizimeve.
Në lidhje me këto akuza ka reaguar edhe vetë aktori ku ka mohuar pretendimet se ai ka sulmuar seksualisht një grua në Catch NYC & Roof në muajin gusht të vitit 2015. Foxx synon të ndjekë rrugë ligjore dhe ka një kërkesë për ndjekje penale kundër këtij personi dhe avokatëve të saj për rideklarimin e këtij veprimi të shëmtuar dhe jo serioz.