Aktori Vin Diesel u dërgoi një mesazh fansave të ‘Fast and Furious’ për filmin e ardhshëm dhe konfirmoi se do të jetë i fundit. ‘Fast XI’ ose ‘Fast X: Part Two’ (titulli zyrtar i filmit ende nuk është zbuluar) do të jetë i fundit. Në një postim në Instagram, Diesel iu referua finales së serialit dhe u dërgoi një mesazh fansave, duke i falënderuar për entuziazmin, pasionin dhe mbështetjen e tyre ndër vite. Konkretisht, ai shkroi:
Sapo mbarova takimin e Fast të fundjavës me regjisorët dhe të gjithë ekipin… të thuash se emocioni për finalen tonë ka qenë tepër i fortë është një nënvlerësim. Uau. Kaq emocionuese… Ndërsa të gjithë po shkonin drejt fundjavës plot energji dhe emocione, mendova për ju të gjithë… M’u kujtuan herët e panumërta kur entuziazmi dhe pasioni juaj u bënë forca shtytëse e rrugëtimit tonë krijues. Përkushtimi juaj për sagën tonë ka pasur një ndikim unik në suksesin dhe evolucionin e saj… siç do të thoshte vajza ime më e vogël, është i thellë. Faleminderit që jeni shtylla kurrizore e kësaj epike globale që falë jush shkon përtej ekranit. Kjo finale e madhe nuk është thjesht një fund, është një festë e familjes së jashtëzakonshme që kemi ndërtuar së bashku. Shpresojmë t’ju bëjmë krenarë!
View this post on Instagram
Rikujtojmë se Diesel u padit së fundmi për sulm seksual nga ish asistentja e tij Asta Jonasson. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhomën e një hoteli në Atlanta, ku aktori po xhironte filmin “Fast & Furious 5” në vitin 2010. Në ankesën e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Asta Jonasson pretendon se aktori e përplasi për muri dhe kreu veprime të pahijshme para saj. Ish-asistentja pretendon se motra e aktorit, presidente e One Race Productions në atë kohë, e thirri disa orë pas sulmit të supozuar dhe njoftoi shkarkimin e saj.