Premiera botërore e “Top Gun: Maverick” ishte një ngjarje e mbushur plot me yje nga bota e kinematografisë ku ai që spikati ishte Tom Cruise që mbërriti me helikopter në Teatrin North Island Lowry në Stacionin Detar të San Diegos. Filmi vjen për më shumë se tre dekada pas origjinalit të 1986 “Top Gun”, me Cruise të emocionuar për t’i treguar audiencës filmin e ri. Ai u shpreh para audiencë mjaft i gëzuar:
A dëshiron dikush të shohë një film në një kinema? Le ta bëjmë!
Cruise luan edhe një herë pilotin Leter Pete “Maverick” Mitchell në filmin, i cili do të shfaqet në kinema më 27 maj. Në vazhdim luajnë edhe Jon Hamm, Miles Teller, Glen Powell dhe Jennifer Connelly, të cilët ishin të pranishëm në premierë. Është drejtuar nga Joseph Kosinski. Filmi do të tregojë Maverick duke u përballur me fajin pas vdekjes së mikut të tij më të mirë dhe Nick “Goose” Bradshaw, i cili u luajt nga Anthony Edwards. Teller luan djalin e rritur të Bradshaw, Bradley “Rooster” Bradshaw. Gjithashtu kastit për vazhdimin i janë bashkuar Monica Barbaro, Jay Ellis, Lewis Pullman, Greg Tarzan Davis dhe Danny Ramirez.
Kujtojmë gjithashtu se publikimi i filmit “Mission: Impossible 7” është shtyrë sërish për shkak të situatës së vazhdueshme me pandeminë. Në shtator të vitit të kaluar, filmi me protagonist Tom Cruise, u shty për katër muaj pasi pritej të lancohej më 30 shtator 2022. Studiot filmike “Paramount Pictures” dhe “Skydance” kanë lajmëruar se filmi i shumëpritur nga fansat, do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 14 korriku i vitit 2023, kjo pasi COVID-19 vazhdon të ketë ndikim në industrinë e filmit dhe po i vonon xhirimet e këtij projekti që kanë zënë vend kryesisht në Britani të Madhe.