Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur rrëfen se humbja e nënës së tij nga mbidoza ende e përndjek!

Aktori i njohur Barry Keoghan ka hapur zemrën në lidhje me vuajtjet që ka kaluar për shkak të varësisë së nënës së tij nga droga, e cila vdiq nga një mbidozë heroine kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Keoghan, i cili tani është 32 vjeç, ka treguar se kujtimet për nënën e tij, Debbie, e cila ishte një grua “e bukur dhe e mrekullueshme”, e mbajnë ende të prekur.

Në një intervistë për podcastin e Louis Theroux, aktori i nominuar për Oscar rrëfeu si është përjetuar humbja e nënës dhe se si ajo nuk pati ndihmën e duhur nga babai i tij e se nuk kishte lidhje me të.
Ai tha se kjo humbje e vazhdueshme e ndjek ende, duke theksuar se nuk mund të harrojë momentet kur ishte i vetmuar jashtë zyrave të shërbimeve sociale, duke pritur të merrej nga një familje e re dhe të niste një jetë të re.

Keoghan e përshkroi nënën e tij si një grua të bukur, të gjatë dhe me flokë të errët, duke theksuar se ishte e trishtë të shihte dikë që luftonte shumë, por nuk mundi ta fitojë dot atë luftë.

Mamaja ime ishte një grua e mrekullueshme. E gjatë, me flokë të errët, thjesht e bukur. Është e trishtueshme të shohësh njerëz të kalojnë një luftë të tillë dhe të mos e mposhtin një luftë të tillë.