Auto & Moto

Aktori i njohur Robert Downey Jr. ka disa dhurata për fansat e tij!

Aktori dhe regjisori i kinemasë Robert Downey Jr. prezantoi tek fansat e tij një surprizë dhuratë që përfshin koleksionin e tij të makinave. “Nëse nuk e keni dëgjuar ende, unë po ju dhuroj disa nga makinat e mia”,-ka shkruar aktori në InstaStory-in e tij në Instagram shoqëruar me një foto ulur në një nga gjashtë makinat klasike të tij.

Makinat e modifikuara ekologjikisht përfshijnë një Chevrolet Corvette të vitit 1965, Buick Riviera 1966, Mercedes-Benz 280SE të vitit 1969, kamionçinë Chevrolet K10 të vitit 1972, autobus VW të vitit 1972 dhe Chevrolet El Camino të vitit 1985. Dhurata është e hapur për SHBA, MB dhe Kanada, duke përjashtuar Quebec, për banorët e ligjshëm mbi moshën 18-vjeç.

Rikujtojmë, se çamçakëzi i yllit 57-vjeçar të Marvel, u shit së fundmi në një faqe të tregtisë elektronike për 55,000 dollarë. Çamçakëzi i aktorit fitues të Oscarit Robert Downey Jr., u karakterizua nga fakti se më 13 shkurt, miku i tij Jon Favreau ngjiti një pjesë të tij në ceremoninë e inaugurimit të yllit të tij në “Walk of Fame” në Hollywood.