Bota Celebrities Gossip

Aktori i njohur në zi! Partnerja e Clint Eastwood humb jetën në moshën 61-vjeçare!

Christina Sandera, partnerja e aktorit Clint EastWood ka humbur jetën në moshën 61-vjeçare. Christina dhe Clint kishin 10 vite që shoqëroheshin me njëri-tjetrin, teksa për herë të parë janë takuar në hotelin e aktorit, ku ajo punonte.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë aktroi u njohur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Christina ishte një grua e mrekullueshme dhe do më mungojë shumë”, ka shkruar aktori 94-vjeçar.

Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së 61-vjeçares.

Para se të takohej me Christina, Clint ishte martuar dy herë, me modelen Maggie Johnson nga viti 1953 deri në 1987 dhe me spikeren e lajmeve Dina Ruiz nga viti 1996 deri në 2004.

Dyshja filluan të takoheshin një vit pasi Eastwood u divorcua nga gruaja e dytë, Dina, pas 17 vitesh martesë.