Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur Jonah Hill bëhet baba për herë të parë!

Jonah Hill dhe e fejuara e tij Olivia Millar, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Një përfaqësues i aktorit konfirmoi lajmin për lindjen e foshnjës për revistën People. Detajet e lindjes së foshnjës apo edhe gjinisë nuk dihen ende. Lajmi vjen pasi aktori i “Don’t Look Up”, mungoi në dasmën e motrës Beanie Feldstein.

Lajmi për shtatzëninë e Millar u zbulua në fund të marsit, kur ajo u pa me barkun e rrumbullakosur rrugëve të Kalifornisë. Para lidhjes me Millar, Hill ishte në lidhje me Sarah Brady. Aktori i “Wolf of Wall Street” ishte fejuar më parë me Gianna Santos, por dyshja u ndanë në 2020.

Ndërsa ishte në lidhje me Sarah Brady në vitin 2022, ylli i “You People” mohoi spekulimet se ai i kishte propozuar për fejesë. Gjashtë muaj më vonë, Hill fshiu llogarinë e tij në rrjetet sociale. I nominuari për Oscar që atëherë ka qëndruar larg vëmendjes, duke shpjeguar në një letër se ai ka përjetuar sulme ankthi për 20 vjet. Hill sqaroi se nuk ka më në plan të promovojë projektet e tij.

Shpresoj ta bëj më normale që njerëzit të flasin dhe të veprojnë për këto gjëra. Kështu që ata mund të ndërmarrin hapa për t’u ndjerë më mirë dhe në mënyrë që njerëzit në jetën e tyre t’i kuptojnë çështjet e tyre më qartë.