Së fundmi artisti i njohur Jared Leto ndodhet së bashku me ekipin e tij si pjesë e turneut të tyre global “30 Seconds to Mars” në Australi. Pavarësisht suksesit në karrierën e tij në fusha të ndryshme si në muzikë po edhe në kinematografi, ai gjithmonë ka ditur si të tërheqë vëmendje edhe me stilin e tij unik të veshjes në evente të ndryshme por edhe në përditshmëri.
Rasti i fundit ka qenë këtë të diel në Sydney ku aktori është fotografuar teksa ka qenë duke bërë shëtitje në qytet. Vëmendjen këtë radhë e morën shapkat e tij. Një zgjedhje aspak e zakontë, shapka në formën e kafkës. Aktori ishte veshur me një bluzë me mëngë të gjata dhe kishte veshur çorape të bardha me shapka të kuq me motivin e kafkës, duke përmbushur kështu një pamje që tërheq vëmendjen dhe shpreh individualitetin e tij.
Qëndrimi i Jared Letos në Australi dhe zgjedhja e tij e veçantë e shapkave ka nxitur dyshime të shumta mes fansave. Disa thashetheme që qarkullojnë supozojnë se ai mund të ketë pranuar një rol në “Masters of the Universe”. Mendohet se regjisori Travis Knight mund t’i ketë ofruar Letos rolin e Skeletor, antagonistit kryesor. Megjithatë, deri më tani, Jared Leto nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me pranimin e këtij roli të mundshëm.