Film & Tv Gossip Showbiz

Aktori i njohur i “Game of Thrones” nuk njihet nga xhirimet e filmit të ri!

Xhirimet kanë filluar zyrtarisht për filmin që do të bazohet nga vepra e Shekspirit, King Lear. Pjesë e këtij filmi do të jenë disa prej emrave më të mëdhenj të Hollivudit, por mund të mos e njihni njërin prej tyre në shikim të parë.

Produksioni që është shkruar dhe drejtuar nga Bernard Rose, po xhirohet në Los Angeles këtë javë dhe njëri prej aktoreve nuk u njoh për shkak të kostumit dhe grimit nga sheshi i xhirimeve. Bëhet fjalë për aktorin e njohur Peter Dinklage i cili portretizoi rolin e Tyrion Lannister në serialin e famshëm Game of Thrones. Aktori Dinklage nuk njihej fare nga transformimi që iu ishte bërë për rolin e tij në këtë film të ri.

Rikujtojmë se Rhaena Targaryen (Phoebe Campbell) iu dha një detyrë shumë e rëndësishme në episodin e fundit të “House of the Dragon”. Fansat e “House of the Dragon” po vërshojnë në rrjete sociale, pasi regjisorja trajtoi një teori rreth një veze të Pashkëve të “Game of Thrones”. Regjisorja e sezonit të dytë, Geeta Vasant Patel ka folur pasi fansat bënë një lidhje emocionuese të episodi i tretë të “House of The Dragon” me “Game of Thrones”.

Episodi i tretë i sezonit të dytë, shkruar nga David Hancock dhe drejtuar nga Patel shfaq Rhaenyra Targaryen (Emma D’Arcy) duke dërguar djemtë e saj Aegon dhe Viserys në Vale. Ajo i kërkon Rhaena Targaryen (Phoebe Campbell) t’i shoqërojë dhe të sigurojë jo vetëm sigurinë e tyre, por mbrojtjen e dragonjve të rinj Tyraxes dhe Stormcloud, së bashku me katër vezë dragoi.