Së fundmi aktori i njohur Hugh Jackman ka deklaruar se nuk ka përdorur steroide për rolin e tij në “The Wolverine”, sepse për të para punës primare është shëndeti. Aktori është vënë në qendër të vëmendjes pasi shtoi shumë masë muskulare për të luajtur rolin e superheroit por gjatë një interviste në ‘Who’s Talking to Chris Wallace’ të HBO-së, ai ka shprehur se kurrë nuk ka përdorur steroide për t’u transformuar në personazhin e popullarizuar. 54-vjeçari ka theksuar:
Unë e dua punën time. E dua edhe Wolverine. Duhet të jem i kujdesshëm se çfarë them këtu, por në mënyrë anekdotike më kanë thënë se cilat janë efektet anësore dhe u thashë që nuk e bëj. Shëndeti është kryesori.
Ai ka pranuar se në formë të mirë ka ardhur pasi është stërvitur shumë dhe ka ngrënë shumë mish pule, prandaj u kërkoi falje të gjithë veganëve dhe vegjetarianëve, si dhe pulave. Gjithashtu, për t’u përgatitur për këtë rol, Jackman studioi ujqërit. Ndryshe, ai do ta përsërisë rolin e Wolverine në filmin e ardhshëm të Marvel, “Deadpool 3”, i cili është planifikuar të shfaqet në shtator 2024.