Celebrities Gossip Showbiz

Aktori i njohur George Clooney e ka gjetur zgjidhjen kur fëmijët e tij grinden!

Amal dhe George Clooney janë prindër të binjakëve Ella dhe Alexander, të cilët erdhën në jetë në 6 qershor 2017. Së fundmi në një intervistë për PEOPLE, George tregoi se fëmijët e tyre besojnë ende te Babagjyshi prandaj ai e ka gjetur zgjidhjen kur ata bëhen të praptë.

Ata ende besojnë te Babagjyshi, gjë që më ndihmon shumë sepse kur bëhen të praptë, bëj sikur marr në telefon Babagjyshin. ‘Hej Babagjysh si je?’ dhe bëj sikur ai më pyet si po sillen fëmijët.

Madje aktori tha se ka një mik që e merr në telefon dhe ai bën rolin e Babagjyshit. Së fundmi, rënia në peshë e George Clooney ka ngritur shqetësime te miqtë e tij, të cilët besojnë se ai mund të jetë duke adoptuar në një lloj forme zakonet kufizuese të të ngrënit të gruas së tij. Ylli 62-vjeçar dhe gruaja e tij avokate, Amal, morën pjesë në çmimet The Prince’s Trust Awards në Londër ku fansat komentuan pamjen e tij.

Një burim i brendshëm i shqetësuar tha se:

Miqtë e tij shqetësohen se ai nuk po kujdeset siç duhet për veten. Ai duhet të ndiejë shumë presion për të mbajtur peshën e tij dhe për të vazhduar me Amalin, pasi ata bëjnë shumë paraqitje glam së bashku. Konsensusi është se ai duhet të qëndrojë në formë.

Sipas një burimi, si George ashtu edhe Amal janë të fiksuar për të arritur dhe mbajtur një fizik jashtëzakonisht fit. Burimi pohoi se Amal është e njohur për zakonet e saj minimale të të ngrënit, duke konsumuar ushqime si vezë të ziera për mëngjes, supë për drekë dhe sallatë me qiqra për darkë.