Aktori i njohur Dwayne Johnson së fundmi, gjatë një paraqitje në “The Pivot”, ndau betejat e tij me shëndetin mendor, duke rrëfyer tre periudha depresioni në jetën e tij:
Vite më parë nuk e dija se çfarë ishte lufta për shëndetin mendor. Si burra, ne nuk folëm për këtë. Ne thjesht e mbajtëm kokën ulur dhe punuam për të. Nuk ishte e shëndetshme, por kjo është gjithçka që dinim. Kam humbur dy miq për shkak të vetëvrasjes. Flisni me dikë. Pavarësisht se si mund të ndiheni, nuk jeni kurrë vetëm.
Kjo nuk është hera e parë që Johnson flet për përvojat e tij me depresionin dhe ka pranuar se ka punuar shumë gjatë viteve për të fituar betejën emocionale. Ai gjithashtu ka treguar më parë se si përpjekja për vetëvrasje e nënës së tij ndikoi tek ai.
Gjëja interesante në atë kohë është që thjesht nuk e dija se çfarë ishte. Nuk e dija se çfarë ishte shëndeti mendor. Nuk e dija se çfarë ishte depresioni. Vite më vonë e kalova përsëri, kur u divorcova, nuk e dija se çfarë ishte. Vite më vonë, rreth vitit 2017, e kalova pak, por e dija se çfarë ishte në atë kohë dhe për fat kisha disa miq mbi të cilët mund të mbështetesha dhe të thoja: “hej, po ndihem pak i lëkundur, po shoh grinë dhe jo blunë’. Të kem njerëz për t’u mbështetur është një nga mënyrat se si i trajtoj momentet e këqija.