Prej muajsh aktori i mirënjohur Bill Cosby po mbahet nën hetim ndaj akuzave për drogim dhe ngacmime seksuale.
Këtë herë gjykata e Pensilvanisë ka vendour t’i heqë atij të drejtën e lirisë me kusht dhe pas përfundimit të hetimeve aktori pritet të burgoset me 3 deri në 10 vjet.
Ky vendim erdhi pasi dosja e tij kriminale u shqyrtua me kujdes pas akuzave të një gruaje për përdhunim në shtëpinë e tij rreth 14 vite më parë.
Prej muajsh 81-vjeçari po hetohej në liri ndërkohë që tashmë pritet të jetë pas hekurave.