Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj u kurorëzua me një mbrëmje plot shkëlqim dhe të ftuar të veçantë. Në parakalimin e tapetit të kuq të gjithë kishin rezervuar një shfaqe të veçantë për nder të këtij eventi të shumëpritur. Artistë, sipërmarrës, njerëz të medias, spektaklit dhe politikës bënë një ‘gëzuar’ për këtë krijim të ri artistik.
Pas mikpritjes, radhën e kishte filmi. Një komedi romantike, me protagonistët Bora dhe Donaldi, në rolet e Jorës dhe Gjergjit, dhe sfidën e komplikuar të dashurisë së tyre që zhvillohet për aq kohë sa ata të dy konkurrojnë për të fituar një projekt të madh televiziv. Nën regjinë e Erion Bubullimës dhe me protagonistë Bora Zemanin, Donald Veshaj, Agron Llakaj, Egla Ceno etj, filmi ngjalli të qeshura pa fund.