Megjithëse ai prej kohësh është larguar nga ekrani, të gjithë i kujtojnë skeçet e Muharrem Hoxhës me shumë nostalgji.
Mësohet se aktori i madh i humorit ka humbur bashkëshorten e tij si pasojë e COVID-19. Pas një beteje të ashpër, Jalldiz Hoxha u shua në moshën 65-vjeçare. Sipas informacioneve, ajo do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Gjatë fillimit të pandemisë, ai dhe bashkëshortja e ndjerë mbetën të izoluar në Pogradec për shkak të virusit.