Aktori Ian McKellen ka pësuar një incident pasi u rrëzua nga pjesa e përparme e një skene gjatë një shfaqjeje në mbrëmje në West End të Londrës. 85 vjeçari po performonte në një skenë beteje në “Player Kings”, e cila bashkon dy nga dramat e Shekspirit, “Henry IV”.
BBC raportoi se aktori lëndoi këmbën gjatë kohës kur ra, ndërsa u ndezën dritat në Teatrin Nowl Coward.
Ai u dërgua në spital dhe performanca e mbrëmjes u anulua. McKellen është një nga aktorët më të famshëm britanik, në skenë dhe ekran. Ai luajti si Gandalf në trilogjinë origjinale të filmit “Lord of the Rings” dhe në disa filma X-Men si Magneto.
Ka interpretuar role në shumë shfaqje të Shekspirit për më shumë se gjashtë dekada, duke përfshirë si Hamlet, Richard II dhe King Lear. Ai luan John Falstaff në “Player Kings”, i cili filloi një seri 12-javore në West End në prill. Një portret nga Ian McKellen është nominuar për çmimin Sony World Photography.
Fotografi Frederick Aranda ka kapur aktorin teksa është maskuar si Caroline Goose në komedinë “Mother Goose”. Në një postim që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, aktori ka uruar fotografin teksa e ka ndarë lajmin me publikun e tij. Konkretisht, ai shkroi:
Ky portret i imi, i realizuar nga Frédéric Aranda, duke u transformuar në Mother Goose në 2023, është përzgjedhur për një çmim prestigjioz “Sony World Photography Award”. Urime, Frederik.