Aktori i njohur Ryan Gosling i cili këtë vit ka spikatur me rolin e tij në filmin e suksesshëm “Barbie” thuhet se është në diskutime me Marvel Studios për t’iu bashkuar Marvel Cinematic Universe (MCU). Këto thashetheme, të zbuluara nga Daniel Ritchman, bëjnë me dije se Gosling së fundmi u takua me kreun e Marvel Studios, Kevin Feige për të parë mundësinë e disa prej roleve të mundshme brenda ekskluzivitetit të gjerë të superheronjve.
Kjo nuk është hera e parë që emri i Gosling lidhet me Marvel Cinematic Universe sepse edhe më parë është diskutuar që ai të ishte aktori që do të luante rolin e Doctor Strange përpara se Benedict Cumberbatch ta merrte përfundimisht si rol. Fansat kanë shprehur prej kohësh dëshirën për ta parë Gosling në një rol superheroi, me personazhin Nova që shpesh sugjerohet si një përshtatje ideale.
Ryan Gosling is reportedly in talks to join the MCU in an unknown role.
(Via: @DanielRPK) pic.twitter.com/bsjkyZNScU
— The Hollywood Handle (@HollywoodHandle) December 19, 2023
Teksa detaje rreth rolit të mundshëm mbeten të pazbuluara, spekulimet janë intensifikuar, veçanërisht duke marrë parasysh thashethemet e vazhdueshme për zhvillimin e një projekti Nova brenda Marvel Cinematic Universe. Personazhi Nova, i bazuar tek Richard Rider të Marvel Comics, është një superhero dhe një anëtar i shquar i Nova Corps.
Projekti Nova u konfirmua zyrtarisht në Mars 2022, duke sinjalizuar synimin e Marvel Studios për të sjellë personazhin në Marvel Cinematic Universe. Megjithatë, përditësimet rreth prodhimit kanë qenë të pakta dhe thashethemet kanë qarkulluar për vonesa të mundshme dhe madje edhe anulimin e projektit.
Pavarësisht paqartësive, fansat vazhdojnë të shprehin entuziazëm për mundësinë e sjelljes së Nova-s në Marvel. Një poster i bërë nga fansat shfaq Gosling si Nova, e gjitha kjo duke imagjinuar aktorin në rolin ikonik të superheroit kozmik.