Aktori i “Breaking Bad”, Giancarlo Esposito pranoi se para suksesit të shfaqjes, ai mendonte të bënte vetëvrasje. Aktori foli në podkastin “Jim and Sam Show” të SiriusXM dhe shpjegoi se dikur ishte në një situatë shumë të keqe financiare. Kështu që ai po krijonte një plan për të vrarë veten, në mënyrë që familja e tij të merrte paratë nga pagesa e sigurimit të jetës
“Kaq i ulët isha”, tha 65-vjeçari.
Më pas ai shtoi se:
Hej, a e merr sigurimin e jetës nëse dikush vret veten? A merr familja para? pyesja dhe gruaja ime nuk e kishte idenë pse i thosha këto gjëra.
Siç ka shpjeguar më vonë, ngaqë nuk e dinte nëse një gjë e tillë ishte e mundur, shkoi deri aty sa të organizonte një plan për tu vrarë nga dikush tjetër. Kështu ai mendoi se nëse dikush do ta vriste në mënyrë shumë të keqe, atëherë gruaja dhe katër fëmijët e tij do të merrnin dëmshpërblimin.
Doja që ata të kishin një jetë. Atëherë isha në një situatë shumë të vështirë. Po mendoja të më vrisnin që familja ime të mbijetonte.
Megjithatë, ai ndryshoi mendje pasi kuptoi se sa shumë kjo mund t’i lëndonte ata mendërisht.
Fillova të mendoj se kjo nuk është e realizueshme për shkak të dhimbjes që do t’u shkaktoja dhe do të ishte një traumë e përjetshme për ta.
Siç shpjegoi në mbyllje, ai ndaloi së bëri skenarë në kokën e tij kur iu bashkua serialit “Breaking Bad”, i cili pati aq sukses sa i ndryshoi gjithë jetën.