Pasditen e kaluar një foto e publikuar nga ylli i “365 DNI” në Instagram, ka bërë lëmsh një rrjet të tërë. Siç e keni mësuar edhe nga titulli bëhet fjalë për Michele Morrone i cili postoi një foto nga pishina i përqafuar nga modeli bukurosh Simone Susianna.
Në këtë foto ai shkruante se ishte një gënjeshtar ndërkohë që pamja kaq ‘e nxehtë’ që kjo foto ofron është ripostuar edhe nga modeli. Ka mjaftuar kjo që të gjithë të mendonin se Michele është gay dhe sigurisht kjo është diçka që do të komentohej shumë edhe për shkak se çfarë na u afrua nga filmi në fjalë.
Mirëpo, aktori italian i ka mohuar këto aludime. Ai ka reaguar për herë të parë sa i përket orientimit seksual duke u shprehur se siç kishte shkruar edhe në foto, ai është një gënjeshtar. Morrone shtoi se të qënit gënjeshtar është pjesë e profesionit të tij, dhe për të gjithë ata që ende dyshojnë, ai thekson se nuk është gay.
Gjithsesi ky po që ishte një rreng të cilin e besuam të gjithë. Nga ana tjetër, të gjithë ju që ende nuk e keni parë trailerin e “365 DNI”, mund t’i hidhni një sy dhe të kuptoni përse u bë gjithë kjo zhurmë.