Celebrities Gossip Showbiz

Aktori Dwayne “The Rock” kritikon muzeun për statujën e tij prej dylli, kërkon të ribëhet nga fillimi!

Një muze statujash prej dylli në Paris, i cili u kritikua për statujën që ndërtoi së fundmi për Dwayne “The Rock” Johnson thotë se kjo do t’i japë fund punimit prej dylli. Muzeu ‘Grévin’ zbuloi së fundmi statujën prej dylli të aktorit por u kritikua shumë në mediat sociale edhe nga vetë ylli i ‘Fast and Furious’. The Rock ripostoi një video në faqen e tij në Instagram nga komediani James Andre Jefferson Jr, i cili thoshte se statuja e bëri atë të ndihej “i ofenduar”.

Krahas videos Johnson shkroi: “Unë do të kontaktoj me miqtë në Muzeun Grevin, në Paris, Francë, në mënyrë që të mund të punojmë në ‘përditësimin’ e statujës sime të dyllit me disa detaje duke filluar nga ngjyra e lëkurës sime.” Muzeu reagoi në Instagram duke shkruar se artistët e tij po punonin për të përmirësuar punimet prej dylli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dwayne Johnson (@therock)

Mund të duket paksa çudi por vetëm në më pak se dy vite, vlera e pasurisë së Dwayne Johnson sipas Forbes është rritur ndjeshëm. Ka pasur shumë sipërmarrje ku ai ka qenë pjesë dhe ka bërë disa nga marrëveshjet më fitimprurëse në shumë fusha të ndryshme jo vetëm në atë të filmit. Johnson jo vetëm që paguhet mjaft për punën e tij si aktor, ai gjithashtu ka shumë të ardhura të tjera që i sjellin pjesën më të madhe të të ardhurave të tij vjetore. Gjatë këtyre dy viteve, Dwayne Johnson ka fituar rreth 480 milionë dollarë nga të gjitha bizneset e shumta që ka.