Kevin Spacey, është akuzuar së fundmi për ngacmim seksual ndaj asistentes së serialit të tij dhe ky lajm shokues bëri shumë bujë. Xhirimet e “House of Cards” janë ndaluar sërish ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2017 pasi plasi skandali i ngacmimeve seksuale ndaj aktorit.
Pretendimi i fundit vjen nga kompania e prodhimit MRC që po padit fituesin 61-vjeçar të çmimit “Oscar”, duke kërkuar miliona dëmshpërblim në një luftë ligjore me dyer të mbyllura që u ngrit në 2019-ën, sipas mediave ndërkombëtare.
Burime të shumta kanë pohuar se Spacey ka ngacmuar seksualisht asistenten në setin e “House of Cards”, pasi kjo e fundit e kishte dërguar atë në spital, pas një dëmtimi në dorën e tij gjatë xhirimeve promovuese për shfaqjen. Asistentja thuhet të jetë ankuar tek drejtuesit e kompanisë së prodhimit për incidentin e ndodhur. Është përfolur gjithashtu se Kevin ka ngacmuar gjithashtu edhe një aktor i cili kishte ardhur për audicion për serialin e tij.