Në një promo të publikuar nga faqja zyrtare e “Portokalli”, është zbuluar se Kiara Tito do të moderojë programin më të dashur të humorit, së bashku me aktorin Salsano Rrapi dhe moderatoren Nevina Shtylla. “Portokalli” do të nisë nga 6 Tetori në ekranin e Top Channel.
Ndërkohë, premiera e programit të humorit në 5 Tetor në studiot e Top Channel është ‘sold out’ dhe duket se ky sezon pritet të jetë i bujshëm dhe me shumë risi. Me të ftuar special nën petkun e aktorit, shumë personazhe të njohur, aktorë e jo vetëm, do t’i shohim në programin më të dashur të humorit. E ftuar speciale në premierën e “Portokalli-së” është aktorja e njohur Rudina Dembacaj!
Sot në “Wake Up” ishin të ftuar disa nga kasti i aktorëve të “Portokalli-së”. Albana Perhati, Anxhela Muça dhe Akil Varfi zbuluan detaje lidhur me sezonin e ri të programit më të dashur të humorit. “Portokalli” bën gati 21 vjet dhe veterania e programit, Albana Perhati tregon rolin e saj të parapëlqyer.
Padyshim Bukrën e kam shijuar më shumë. E dua Bukrën, ndonjëherë e flas edhe në jetën e përditshme. Do jetë edhe këtë sezon. Do jem në një dyshe me Anxhelën, është shumë koherent si rol, kam punësuar një filipineze.
Sa i përket tematikave që do të përfshihen, aktorja u shpreh:
Politika nuk ka munguar asnjëherë dhe këtë sezon do jetë ‘on top’ me imitime.