Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ish-banori Elvis Myrtaj ose siçnjihet ndryshe Lisi ka qenë i ftuar ditën e djeshme në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën. Ndër të tjera Lisi ka treguar edhe një ëndërr të tij të parealizuar, e cila është pjesëmarrja si aktor në një film +18 ose ndryshe me pullë të kuqe.
Elvis Myrtaj: Ëndrra ime ka qenë të bëhem aktor, por edhe gazetarinë e kam pas dashur shumë. Por duke mos plotësuar ëndrrën e parë, nisa të dytën.
Ronaldo Sharka: Aktor i filmave aksion?
Elvis Myrtaj: Jo, aktor filmash +18.
Ronaldo Sharka: A këto me pullë të kuqe.
Elvis Myrtaj: Duke mos ikur në Amerikë nisa me gazetarinë. Përtej shakave duke mos u futur dot në akademinë e arteve nisa me gazetarinë.
Ish-banori Elvis Myrta ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”, të cilët i kanë vënë në dukje se nuk e kanë parë me Ledjona Xheladinajn.