Bota

Aktivistja iraniane për të drejta të grave fiton Çmimin Nobel për Paqe!

Narges Mohammadi është fituesja e Nobelit për Paqe. Aktivistja iraniane vlerësohet lidhur me përpjekjet e bëra për luftën e saj për pavarësinë e grave në Iran.

Aktualisht është në burg për shkak të aktivitetit të saj për të luftuar shtypjen e grave në Iran.

Komiteti Norvegjez i Nobelit e bëri publik lajmin paraditen e sotme në Oslo. Çmimi i jepet në kohën kur gratë e pambuluara po nxisin emancipimin, pavarësisht represionit. Presidentja e Komitetit Norvegjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, tha:

Aktivistja dhe gazetarja 51-vjeçare po shpërblehet për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të promovuar të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë. Kur në Iran shpërthyen protestat për barazinë e grave vitin e kaluar, nga burgu ajo shprehu mbështetje për demonstruesit.

Mohammadi është një grua, një avokate e të drejtave të njeriut dhe një luftëtare lirie. Komiteti Norvegjez i Nobelit nderon luftën e saj të guximshme për të drejtat e njeriut. Ky çmim është vlerësim edhe për qindra mijëra njerëz që kanë demonstruar kundër regjimit iranian.

Komiteti i Nobelit shtoi se shpreson që Republika Islamike ta lirojë Narges Mohammadin. Ndërkohë, reaguan Kombet e Bashkuara. OKB-ja deklaroi se “çmimi Nobel për Paqe nderon guximin dhe vendosmërinë e grave iraniane”.