Bota

Aktivistja e klimës Greta Thunberg lirohet nga akuzat!

Së fundmi nisi procesi gjyqësor ndaj aktivistes së klimës Greta Thunberg, për një vepër kundër rendit publik pas protestave të organizuara në qendër të Londrës vitin e kaluar. 21-vjeçarja nga Suedia u arrestua gjatë protestës pranë hotelit InterContinental në Londër më 17 tetor, ku drejtuesit e kompanive të naftës po mblidheshin për eventin e Forumit të Inteligjencës Energjetike.

Thunberg bëhet e ditur se është liruar nga akuzat. Thunberg, e cila u bë një aktiviste e shquar në mbarë botën pas organizimit të protestave me javë të tëra jashtë parlamentit të Suedisë në vitin 2018, u lirua në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit nga një akuzë sipas Aktit të Rendit Publik.

Thunberg ishte një nga dhjetëra personat e arrestuar në tetor jashtë një hoteli në Londër, ku Forumi i Inteligjencës së Energjisë po priste drejtuesit e industrisë së naftës dhe gazit. Ajo dhe katër persona të tjerë, nga mosha 19 deri në 59-vjeç, u akuzuan se nuk iu bindën urdhrave të policisë për të zhvendosur protestën e tyre në një vend të caktuar pranë konferencës. Megjithatë, gjykatësi John Law tha se kushti i vendosur ndaj protestuesve ishte i paligjshëm sepse policia mund të kishte vendosur më pak kufizime dhe sepse kushtet nuk ishin të qarta.