Celebrities Gossip Showbiz

Aksidentohet rëndë me makinë këngëtari Paul Jason Klein, përfundon në spital!

Këngëtari i njohur Paul Jason Klein është duke u përmirësuar pas një aksidenti të frikshëm që e la të shtruar në spital. Muzikanti 36-vjeçar, i cili ka qenë më parë në një lidhje me Dua Lipën dhe Nicola Peltz Beckham, ndau me ndjekësit në Instagram një përditësim për shëndetin e tij pasi u godit nga një makinë teksa kishte dalë me Vespa-n e tij. “Nuk mbaj mend gjë pas përplasjes, u zgjova në një barelë duke u transportuar me një ambulancë”, shkroi artisti përkrah fotove të tij në spital. Ndërkaq, fytyra e Klein ishte e gjakosur.

Klein vazhdoi duke thënë se ka qarë shumë por edhe është ndjerë i lumtur. “E di sa me fat jam që jam ende këtu? Të ecurit dhe lëvizja përreth mbeten ende një sfidë. Megjithatë, po përmirësohem gradualisht dhe do të jem në gjendje të mirë shumë shpejt”. Fatkeqësisht, gjendja e Klein nuk do të përmirësohet mjaftueshëm në kohë për performancat e ardhshme të tij.

“Mjekët kanë këshilluar që të shtyej performancat e mia me grupin në Australi dhe Zelandën e Re”-zbuloi Paul. “Për ata që kanë blerë një biletë për AUS/NZ, mbajeni atë dhe datat e reja do të publikohen së shpejti”. Ai përfundoi mesazhin e tij duke falënderuar fansat dhe ndjekësit e tij për mirëkuptimin. “Kjo përvojë ka intensifikuar vetëm ndjenjat e qëllimit që kam, kështu që nuk dua të pres të shërohem dhe të kthehem në punë. Të gjitha datat e tjera të turneut mbeten të njëjta. Ju dua shumë ju dhe këtë jetë! Shihemi së shpejti”.

Klein është pjesë e grupit LANY, në të cilin bën pjesë edhe kitaristi Jake Clifford Goss dhe më parë pjesë e tij ka qenë edhe Les Priest. Në janar 2018, Paul dhe Dua Lipa u ndanë pas një romance të shkurtër pesë mujore. Dua filloi të takohet me Paul pasi e takoi atë në Festivalin e Verës Britanike, pas ndarjes nga ish-i dashuri i atëhershëm Isaac Carew.