Aktualitet

Aksidentohet për vdekje një këmbësor në aksin Korçë-Pogradec, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Dyshohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe është larguar nga vendngjarja. Sipas raportimeve paraprake mësohet se këmbësori ka ndërruar jetë.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, pasi raportimet e para janë për aksident por policia po verifikon nëse kemi të bëjmë me aksident mjet-këmbësor apo ngjarje tjetër.

Top Channel