Celebrities Gossip Showbiz

Aksidentohet djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, dërgohet me urgjencë në spital!

Djali i dy aktorëve të famshëm të Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka pësuar dëmtime të rënda në kokë pasi është përfshirë në një aksident. Sipas TMZ, 20-vjeçari Pax Jolie-Pitt po ngiste biçikletën elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine.

Pax u dërgua në spital dhe raportohet se nuk mbante helmetë në momentin kur u aksidentua. Mediat e huaja shkruajnë se djali i ish-çiftit me famë botërore po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 kur u përplas me makinën. Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.

Ndërkohë burimet thanë për TMZ se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja. Ndërkaq, dihet se vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Shiloh do të ndryshojë mbiemrin e saj Pitt në Jolie, duke hequr mbiemrin e babait të saj. E reja kërkoi që në ditëlindjen e saj të 18 majit të kaluar, të linte ligjërisht mbiemrin e saj të babait, sipas dokumenteve.

Ajo lindi në Swakopmund, Namibia, më 27 maj 2006, duke qenë fëmija i katërt i çiftit dhe i pari biologjik. Duke i shtuar polemikave rreth situatës aktuale, ndërsa vazhdonte me planin e saj për të hequr Pitt nga emri i saj ligjor, ajo thuhet se nxori një reklamë në Los Angeles Times për të njoftuar se kishte paraqitur një peticion për këtë çështje.

Sipas burimeve, përpara se gjykata të miratojë kërkesën e Shiloh gjithashtu dihet se ajo punësoi dhe pagoi një avokat. Raportet tregojnë se ajo nuk donte që Angelina të dinte apo të fliste për këtë çështje, kështu që ajo u mor vetë me këtë gjë. Pas divorcit mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, problemet do të përfshinin edhe pasardhësit e tyre deri në ndryshimin e emrave.