Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë, është regjistruar një aksident me pasojë plagosjen e tre personave, mes tyre dy të mitur. Automjeti me tre anëtarë të një familje brenda ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët me urgjencë u dërguan në spitalin e Lushnjës.
Personi i cili u përfshi në aksident është biznesmeni i njohur Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur. Boçi dhe dy fëmijët e tij janë dërguar me urgjencë me autoambulancën e Lushnjës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të treve është stabël.
Para disa muajsh Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.