Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me aksidentin e trefishtë pasditen e sotme në aksin “Ura e Leklit-Këlcyrë, ku mbetën të plagosur pjesëtarët e një familjeje franceze, mes tyre dhe tre të mitur.
Mësohet se fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu bëhet me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.