Biznesmeni Kristian Boçi, i cili u përfshi një javë më parë në një aksident me makinë, teksa udhëtonte me dy fëmijët e tij, ndodhet ende në spitalin e Traumës.
Ditën e sotme, Boci ka postuar një foto në “Instastory” ku shihet krah nënës së tij. Kristiani shkruan se është e vështirë që të mësohet me humbjen e shikimit në njërin sy, ndërsa falenderon mjekët për kujdesin që kanë treguar ndaj tij.
Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 vjetëve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlersojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak
Para disa muajsh Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisian Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.