Bota

Aksident tragjik në Itali/ Gruaja kalon semaforin me të kuqe, merr përpara këmbësorët. 2 viktima!

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në vendin fqinj, Itali, në Lido di Camaiore. Një makinë ka përplasur shtatë persona, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Personat e tjerë të plagosur së bashku me drejtuesen e mjetit, një 44 vjeçare braziliane, u dërguan në spital.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy viktimat janë dy turiste gjermane. 44-vjeçarja bëhet me dije se ka kaluar semaforin dy herë me të kuqe, duke qenë me 100 km/orë.

Në kryqëzimin e parë, goditi dy vajzat gjermane ndërsa në kryqëzimin e dytë goditi këmbësorët e tjerë, mes tyre një grua 60-vjeçare.