Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë u përplas me një kamion që lëvizte ngadalë në një autostradë në jugperëndim të Egjiptit.
Aksidenti ndodhi vonë të mërkurën në provincën New Valley, tha guvernatori lokal, Mohamed el-Zamlout.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar 17 autoambulanca për të transferuar viktimat në spitalet dhe morgjet e afërta.
Theksojmë se në momentin e aksidentit autobusi i nisur për në Kajro kishte 45 pasagjerë.
Aksidentet fatale të trafikut marrin mijëra jetë në Egjipt çdo vit, raporton reuters.
Ato shkaktohen kryesisht nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.