Aktualitet

Aksident rrugor me 5 të lënduar në Pogradec!

Aksident rrugor në Pogradec-Qafë Thanë. Nga përplasja e dy makinave tip “Volkswagen” dhe “Benz” u dëmtuan dy drejtuesit, si dhe tre persona që udhëtonin si pasagjerë.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I.R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G. Nga aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Orët e fundit u shënua një aksident tragjik në Lushnjë-Fier, me një viktimë, që u identifikua pas verifikimeve. Trupi i tij i pajetë u gjet brenda një makine, të marrë me qira në emër të një shtetasi tjetër. Por, verifikimet e thelluara dhe hetimi zbuluan se bëhet fjalë për të riun 29-vjeçar nga Divjaka, Erjon Kuka.

Pasi doli nga rruga kryesore në Krutje, te “Sheshpushimi i shoferit”, fillimisht makina u përplas me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e murin anësor të një kanali. Automjeti u dëmtua rëndë dhe për nxjerrjen e trupit u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia nisi hetime.

Pasi kishte dalë nga rruga kryesore në Krutje, te vendi i quajtur “Sheshpushimi i shoferit”, fillimisht makina ishte përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e murin anësor të një kanali aty pranë.

Trupi i viktimës, u gjet pak pas mesnate mbi timon, në kanalin anësor të rrugës ndërsa është dashur një orë punë nga zjarrfikësit dhe policia për ta nxjerrë e dërguar në morg, për procedura autopsie. Burime policore thanë se nga verifikimet e para rezultoi se autovetura tip “BMW”, me targa AB507DT, ishte e marrë me qira, teksa u zbulua më tej se emri i gjetur në regjistrin e kompanisë nuk ishte i njëjtë me të viktimës.

Sipas dinamikës fillestare të vendngjarjes, dyshohet se shoferi ka qenë me shumë shpejtësi dhe mjeti ka dalë nga rruga kryesore në fshatin Zhymë, duke kryer përplasje e rrokullisje, teksa është dëmtuar tërësisht duke u shembur në kanalin anësor, pranë murit të një banese.