Aktualitet

Aksident në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan/ Humb jetën 72-vjeçari!

Aksident me një viktimë në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë. Nga përplasja e dy makinave në Gracen, humbi jetën drejtuesi i njërës prej tyre, 72-vjeç, si dhe u dëmtua pasagjeri në automjetin me shofer një 62-vjeçar. Ky i fundit u shoqërua në polici. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, i treti që nga mesnata.  Në dy të mëparshmit, në Lushnjë-Fier e Pogradec-Qafë Thanë u shënuan një viktimë e 5 të plagosur.

Në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S. Shtetasi G. S. është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në Pogradec-Qafë Thanë. Nga përplasja e dy makinave tip “Volkswagen” dhe “Benz” u dëmtuan dy drejtuesit, si dhe tre persona që udhëtonin si pasagjerë.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I.R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G. Nga aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Orët e fundit u shënua një aksident tragjik në Lushnjë-Fier, me një viktimë, që u identifikua pas verifikimeve. Trupi i tij i pajetë u gjet brenda një makine, të marrë me qira në emër të një shtetasi tjetër. Por, verifikimet e thelluara dhe hetimi zbuluan se bëhet fjalë për të riun 29-vjeçar nga Divjaka, Erjon Kuka.

Pasi doli nga rruga kryesore në Krutje, te “Sheshpushimi i shoferit”, fillimisht makina u përplas me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e murin anësor të një kanali. Automjeti u dëmtua rëndë dhe për nxjerrjen e trupit u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia nisi hetime.

Pasi kishte dalë nga rruga kryesore në Krutje, te vendi i quajtur “Sheshpushimi i shoferit”, fillimisht makina ishte përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e murin anësor të një kanali aty pranë.

Trupi i viktimës, u gjet pak pas mesnate mbi timon, në kanalin anësor të rrugës ndërsa është dashur një orë punë nga zjarrfikësit dhe policia për ta nxjerrë e dërguar në morg, për procedura autopsie. Burime policore thanë se nga verifikimet e para rezultoi se autovetura tip “BMW”, me targa AB507DT, ishte e marrë me qira, teksa u zbulua më tej se emri i gjetur në regjistrin e kompanisë nuk ishte i njëjtë me të viktimës.

Sipas dinamikës fillestare të vendngjarjes, dyshohet se shoferi ka qenë me shumë shpejtësi dhe mjeti ka dalë nga rruga kryesore në fshatin Zhymë, duke kryer përplasje e rrokullisje, teksa është dëmtuar tërësisht duke u shembur në kanalin anësor, pranë murit të një banese.