Aktualitet

Aksident në Pogradec! “Benzi” del nga rruga, shoferi 38-vjeçar…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Nizhavec të Pogradecit.

Sipas burimeve të Policisë, bëhet me dije se një 38-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij tip ‘Benz’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga. 38-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:10, në fshatin Nizhavec, Pogradec, shtetasi E. P., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.