Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë, makina del jashtë rruge!

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, një e plagosur. Një makinë tip “Ford” që drejtohej nga një shtetase rreth 30 vjeçe doli jashtë rruge pas humbjes së kontrollit nga shoferja. Në vendgjarje shkuan forcat e policisë dhe autoambulanca për shoqërimin e të lënduarës në Spitalin Rajonal të Fierit. Po hetohen shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet për përgjumje ose shpërqëndrim nga përdorimi i telefonit.

Në një tjetër zhvillim, një 49-vjeçar përfundoi në spital pasi u godit me sende të forta në Shkodër. Sipas policisë, rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E.D, 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.