Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin! (EMRI)

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Korçë-Polenë, tek ura e fshatit Polenë.

Bujar Rika është 60-vjeçari i cili mbeti viktimë, pasi u përplas për vdekje.

Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i automjetit që përplasi 60-vjeçarin është identifikuar si shtetasi Sokol Çita, 35-vjeç.

35-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.