Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, përplasen dy makina dhe një furgon, dy të lënduar

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Në këtë aksident janë përfshirë 2 makina dhe një furgon dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 persona ku janë transportuar për në Spitalin e Lezhës. Dy autoveturat ku udhëtonin të plagosurit janë përplasur kokë më kokë, ndërsa në furgon udhëtonin turistë polakë, por për ta nuk pati probleme.

Dyshohet se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë një nga mjetet, për të shmangur një kanal uji që ka prekur edhe shtratin e rrugës.