Aktualitet

Aksident në aksin Gostimë-Cërrik, autobusi përplaset me makinën, 6 të plagosur!

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, ku janë përfshirë një autobus dhe një makinë.

Shoferi i makinës, 52- vjeçari O. Sh., është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në spital u dërguan edhe 5 pasagjerët, në autobusin që drejtohej nga 51-vjeccari A. Xh.

Pasagjerët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesat përkatëse.

Sipas policisë me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.