Aktualitet

Aksident me tre të plagosur në Vlorë/Drejtuesi i dehur!

Një aksident i rëndë ndodhi në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në zonën e fshatit Bestrovë, ku një automjet tip Porsche humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën mbrojtëse. Nga barriera që përfundoi brenda makinës, tre të rinj morën lëndime të shumta dhe u dërguan në spitalin e Vlorës ku janë jashtë rreziku për jetën. Policia bën të ditur se drejtuesi i moshës 31 vjeç ishte në gjendje të dehur e humbi kontrollin e mjetit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e policisë.

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50 ( e diel, 10 nëntor), në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë, shtetasi K.L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K.L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.