Aksident i rëndë rrugor me dy viktima dhe dy të plagosur në orët e para të mëngjesit në aksin Tepelenë-Fier, pranë fshatit Frakull. Nga përplasja e dy mjeteve, një autoboti me një “Ford” gjetën vdekjen drejtuesi i këtij të fundit e bashkëshortja që udhëtonte si pasagjere. Po ashtu u plagos shoferi i autobotit me gruan. Nga burime zyrtare bëhet e ditur se dy të lënduarit janë jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi zyrtar:
Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Fier. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, ku shtetasi S.A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V.A.
Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V.A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M.A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).
Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S.A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A.A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.